Rutte: Disa aleatë evropianë u testuan dhe dështuan në luftën kundër Iranit
dp

Lexo edhe‘Sherr’ për gjuhën shqipe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – flet deputetja që bllokoi seancën: Po tentojnë t’i frikësojnë shqiptarët

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi të mërkurën se beson se disa vende të NATO-s u testuan dhe dështuan, përkundër kritikave të Uashingtonit ndaj aleatëve evropianë që nuk u përfshinë në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
Rutte këto komente i bëri pas një takimi me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
“Disa prej tyre po, por një shumicë e madhe e vendeve evropiane dhe kjo është ajo që diskutuam sot, kanë bërë atë që kishin premtuar më parë në një rast të tillë,” i tha ai CNN-it.

Lexo edhe‘Sherr’ për gjuhën shqipe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – flet deputetja që bllokoi seancën: Po tentojnë t’i frikësojnë shqiptarët
Rutte tha se kishte një diskutim “të hapur dhe të sinqertë” me Trumpin, ku republikani shprehu zhgënjimin ndaj aleatëve të Amerikës.
Ai tha se i tregoi Trump se vendet evropiane ndihmuan me logjistikë dhe angazhime të tjera.