Rusia nis një sulm të madh me raketa balistike ndaj Kievit
dp

Lexo edheZjarret masive përfshijnë Spanjën, mbi 15 mijë hektarë të djegur

Rusia ka kryer një valë sulmesh me raketa balistike ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit, duke lënë të vdekur një person dhe të plagosur të paktën 14 të tjerë, sipas zyrtarëve.
Gjatë natës u goditën disa zona në rajon. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi këtë si “një nga sulmet më masive balistike ndaj Kievit” që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë.
Ushtria ukrainase njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 18 nga 41 raketat. Gjithashtu, sistemet kapën dhe shkatërruan 108 dronë.

Lexo edheZjarret masive përfshijnë Spanjën, mbi 15 mijë hektarë të djegur
Ndërkohë, Ukraina ka vazhduar sulmet ndaj objektivave ruse. Ushtria ukrainase bëri të ditur se dronët goditën dy cisterna ruse nafte në Detin e Zi.