BallinaTeknologjiRusia kërcënon me bllokim të Telegram-it

Rusia kërcënon me bllokim të Telegram-it

Të ngjajshme

Conte mund të rikthehet në stol te Italia

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Antonio Conte po tundohet...

Lufta në Iran: Pasoja shkatërruese për mjedisin dhe klimën

Pasojat ekologjike të konfliktit në Iran ende nuk janë...

Presidenca ndryshon emrin e faqes në Facebook, stafi i ish-Presidentes Osmani jep sqarim

Pas lajmit se u.d. presidentja Albulena Haxhiu bëri ndryshimin...

Autoriteti rregullator Rus Roskomnadzor akuzoi ditën e Premte aplikacionin Telegram për shkelje të ligjeve Ruse duke thënë se mund të bllokohet një të ardhme të afërt nëse nuk ofron informacion për autoritetet dhe ata që kontrollojnë Telegram.

Në një letër publike, shefi i Roskomnadzor Alexander Zharov thoshte se koha për Telegram po mbaron dhe duhet të ofrojë menjëherë informacion.

Rusia dhe aplikacionet e komunikimit përfshirë rrjetet sociale nuk kanë patur marrëdhënie të mira në të kaluarën.

Muajin e kaluar autoritet bllokuan qasjen në aplikacionin popullor Kinez WeChat. Shefi i Roskomnadzor tha se WeChat u bllokua sepse nuk kishte dhënë informacione të kontaktit për tu regjistruar në regjistrat Rusë të informacionit në internet.

Sakaq vitin e kaluar Rusia bllokoi qasjen në Linkedin me arsyetimin se Linkedin shkel ligjet Ruse të privatësisë. /PCWorld Albanian

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz