BallinaBotëRusët pushtojnë qytetin më strategjik në jug të Ukrainës

Rusët pushtojnë qytetin më strategjik në jug të Ukrainës

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Trupat ruse kanë arritur që të pushtojnë qytetin Kherson, që në fakt është qyteti i parë i madh të cilin e marrin rusët në një luftë e cila ka filluar me 24 shkurt, ku që nga fillimi raportohet për rreth një milion refugjatë të shpërngulur në vendet europiane.

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Herson, që shënon qytetin e parë i madh ukrainas që ra në një luftë shkatërruese një javore që ka krijuar tashmë një milion refugjatë.

Marrja nën kontroll e qytetit prej 290,000 banorësh, i cili vetëm vitin e kaluar mbajti stërvitje luftarake të mbështetura nga NATO, u pa si një nxitje e rëndësishme për Moskën, teksa përgatitet për bisedimet e mundshme të armëpushimit të enjten.

“Okupatorët” rusë ishin në “të gjitha anët” e Hersonit, pranoi zyrtari rajonal ukrainas, Gennadi Lakhuta vonë të mërkurën.

Pushtimi erdhi pas një rrethimi tre-ditor që e la këtë qytet pa ushqim dhe ilaçe dhe duke u përpjekur për të mbledhur dhe varrosur të vdekurit.

Kryetari i qytetit, Ihor Kolykhaiev, njoftoi gjithashtu se ishte në bisedime me “mysafirët e armatosur”.

Ai “nuk kishte bërë asnjë premtim” për forcat pushtuese, por ra dakord për një ndalesë qarkullimi natën dhe kufizime në qarkullimin e veturave.

“Deri tani mirë. Flamuri që fluturon sipër nesh është ukrainas dhe në mënyrë që ai të qëndrojë i tillë, këto kërkesa duhet të plotësohen,” tha ai në një postim në Facebook.

Fitorja e Moskës në Herson vjen një javë pasi ushtria e presidentit rus Vladimir Putin marshoi në Ukrainë nga veriu, lindja dhe jugu, shkruan REL.

Forcat ruse kanë bombarduar në mënyrë sporadike objektiva civile anembanë vendit, duke përfshirë kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë Harkiv, i cili tani po vihet nën sulme më intensive.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur breshërinë e raketave dhe predhave një “krim lufte” dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale ka konfirmuar se një hetim është duke u zhvilluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz