Rusët i afrohen edhe më shumë Kievit, luftime të ashpra në Ukrainë
dp

Lexo edheMemli Krasniqi viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, shpalosë detaje nga Haga

Mbi 35 të vrarë janë regjistruar në një strukturë stërvitore ushtarake pranë qytetit veriperëndimor të Lviv.
Ofenziva ruse është zgjeruar në perëndim: Rajoni i Lvivit është kursyet kryesisht nga bombardimet e Rusisë që nga fillimi i pushtimit, por është nën sulme në rritje ditët e fundit, shkruan lajmi.net.
Rusia nuk po i kursen as zonat e banuara me civilë. Ndërsa sulmet janë drejtuar më shumë drejt infrastrukturës, edhe ndërtesa banimi po goditen nga ushtria e Putinit.
Qyteti verior i Chernihiv është goditur për natën e tretë me radhë dhe 9 persona janë vrarë në një bombardim tjetër pranë Mykolaiv.

Lexo edheMemli Krasniqi viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, shpalosë detaje nga Haga
Pjesa më e madhe e forcave tokësore janë tani vetëm 25 kilometra nga qendra e kryeqytetit ukrainas.
Granatimet masive po zhvillohen në Ukrainën lindore. /Lajmi.net/