back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeRusët e ndaluar për kalim të paligjshëm të kufirit Serbi-Kosovë gjobiten me...

Rusët e ndaluar për kalim të paligjshëm të kufirit Serbi-Kosovë gjobiten me para

Të ngjajshme

Mbahet seanca e radhës në rastin e Banjskës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet...

Pas tri ditësh kërkimi, nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj të mitur

Një nënë 37 vjeçare ka raportuar të zhdukur vajzën...

Kjo është femra më tërheqëse e showbiz-it shqiptar sipas Ronaldo Sharkës

Gazetari dhe personazhi i njohur i ekranit, Ronaldo Sharka,...

Mëngjes i ftohtë sot- 0 deri në 4 gradë

Sot (e hënë) parashikohet të mbajë mot me diell. Era...

Dy shtetasit rusë, që u ndaluan në veri të Kosovës për kalim të paligjshëm të kufirit Serbi-Kosovë, u dënuan me nga 250 euro gjobë dhe do të largohen nga Kosova, bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë kryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nikolla Kabashiq.

Përveç dënimit të shqiptuar, atyre iu kërkua të paguajnë edhe shpenzimet e gjyqit.

Policia e Kosovës i arrestoi dy shtetasit rusë – një burrë dhe një grua – më 13 janar.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, ata u kanë thënë autoriteteve të Kosovës se kanë synuar të arrijnë në Llukovska Banja – qendër rehabilituese në jug të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar të Jarinës – dhe se sistemi i navigimit i ka dërguar gabimisht në kufi me Kosovën.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Sllobodan Bakiq, ka thënë se dy rusët fillimisht kanë bërë përpjekje të kalojnë vendkalimin kufitar Jarinë, porse, për shkak të mungesës së vizave, janë kthyer.

Pas përpjekjes së sërishme për të shkuar në banjë, ata kanë shfrytëzuar rrugë alternative dhe kanë hyrë në Kosovë, ku më pas janë kapur nga policia.

Prokurori i ka identifikuar ata si Egor Igoreviq (Igor Krasikov) dhe Marina Vladimirovna Krasikova. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz