Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe popullizem.
Kështu ka deklaruar kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Më tutje ai ka shtuar se do të ketë punësim dhe trajnim i garantuar për çdo të sapodiplomuar: punë, dinjitet dhe shpresë për të rinjtë.
Postimi i plotë:
Programi qeverisës i Lidhjes Demokratike të Kosovës – në pak pika
Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe popullizem
5 miliardë € investime për zhvillim ekonomik
5–7% rritje ekonomike: vende pune dhe paga më të mira
150 milionë € për ICT, digjitalizim & Inteligjencë Artificiale
1,000 € paga bazë për mësuesit dhe infernierët
900 € paga bazë për policët, ushtarët & zjarrfikësit
Punësim dhe trajnim i garantuar për çdo të sapodiplomuar: punë, dinjitet dhe shpresë për të rinjtë
0% kamatë për blerjen e banesave, për çiftet e reja dhe familjet e reja
Central me gaz, që të mos jemi të varur nga rryma e shtrenjtë e importuar
Mega-projekte në energji të ripërtëritshme: energji më e lirë për qytetarët dhe bizneset
Veturat elektrike: 0% tarifa doganore
Brezovica & Peja: qendra moderne skijimi dhe destinacione globale per turizem
123-40