back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeRubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Të ngjajshme

Macron: Sanksionet amerikane ndaj Rusisë, një pikë kthese

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur nga Parisi nëpërmjet...

Aida u jep ndjekësve lajmin e papritur

Këngëtarja e njohur Aida Doci ka njoftuar ndjekësit se...

Ahmeti: Humbësi duhet të tërhiqet, e jo fituesi, që është AKI-ja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e...

​Komisioni i BE-së raporton TikTok dhe Meta për shkelje paraprake të rregullave

Komisioni Evropian të premten paraprakisht i gjeti TikTok dhe...

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e forcave ndërkombëtare në Gaza, ndoshta nën një mandat të Kombeve të Bashkuara, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

“Disa nga këto vende nuk mund të marrin pjesë nëse nuk kanë mandat nga OKB-ja”, u tha Rubio gazetarëve në qendrën e koordinimit SHBA-Izrael për Gazën, në qytetin Kiryat Gat, në jug të Izraelit.

“Kështu që ndoshta do të ketë një rezolutë të OKB-së, kjo është një rrugë. Mund të kemi edhe një marrëveshje ndërkombëtare. Po punojmë për këtë. Do të gjejmë formulën e duhur për ta bërë. Ndoshta nëpërmjet OKB-së”, shtoi ai.

Rubio paralajmëroi gjithashtu për projektligjet izraelite që synojnë aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar, duke thënë se një hap i tillë “është kërcënim për procesin e paqes”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz