BallinaLajmeRubin e zbuloi në Hagë se Haradinaj ka bashkëpunuar me CIA, kreu...

Rubin e zbuloi në Hagë se Haradinaj ka bashkëpunuar me CIA, kreu i AAK: E kam bërë në shërbim të vendit

Të ngjajshme

Skuadra nga Serie A shpreh interesim për Dion Gallapenin

Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar,...

Kompania e ujësjellësit të Prishtinës: Janë 45 milionë borxh ndaj nesh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se konsumatorët...

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, ka dëshmuar sot në rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së në Hagë.

Ai ndër tjerash ka thënë se në vitin 1999 ka kuptuar për komunikimin e Ramush Haradinajt me CIA-n, duke shtuar se “ky komunikim kishte ekzituar ndër vite”.

Për këtë është pyetur kryetari i AAK-së Ramush Haradnaj, duke thënë se këtë e ka bërë në shërbim të vendit.

Ai ka shtuar se dëshmia e Rubin e ka peshën e vetë pozitive në procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

“I gëzohemi komunikimit me institucionet e Amerikës, sidomos me ato të sigurisë. Unë e kam bërë në shërbim të vendit tim çdo herë”.

“Nga përvoja ime që kam pasur në procese kjo dëshmi është me tregu edhe kontekstin e luftës, profilin e personalitetin e z. Thaçi dhe të tjerëve nuk mundet me u anashkalu. Kjo dëshmi e ka peshën e vet për të mirë”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz