back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeRryma nga Serbia, Ymeri i përgjigjet Mujës: Vetë e pranuat se po...

Rryma nga Serbia, Ymeri i përgjigjet Mujës: Vetë e pranuat se po importohet energji nga shteti serb!

Të ngjajshme

Dogana në aksion, i ndalon rreth 900 artikuj të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë ka...

Krasniqi: Vuk Hamoviçi i ka milionat e siguruara sepse ia garanton Qeveria e Martin Berishajt

Rrezarta Krasniqi nga LDK përmes një shkrimi në Facebook...

Qeveria rriti shpenzimet, ja ku shpenzoi më shumë

Qeveria e Kosovës ka shpenzuar më shumë gjatë tre...

Nisma certifikohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka votuar sot për...

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, e cila tashmë është edhe kandidate e LDK-së për deputete, i është kundërpërgjigjur ish-deputetit të VV-së, Armend Muja, pas konferencës që mbajti sot për importin e rrymës nga Serbia.

Ymeri tha se Muja vetë e pranoi se Kosova importon rrymë nga Serbia.

Sipas saj, eksponentët e VV-së po hedhin fajin mbi KESCO dhe KEK lidhur me këtë çështje, për të hequr përgjegjësinë nga pushteti.

“Ai e ka pranuar se energjia elektrike po importohet nga Serbia.  KOSTT, operatori i tregut është i njoftuar për çdo import dhe eksport të energjisë elektrike përfshirë keqpërdorimet. ZRrE nga ana tjetër, monitoron të gjithë sektorin energjik, pra faji po hidhet te KESCO dhe KEK për të hequr përgjegjësinë nga pushteti”, tha ajo për Klankosova.

Muja sot tha se pretendimet e opozitës se u importua rrymë nga Serbia edhe më 28 nëntor janë propagandë e ndytë, duke shtuar se importi nga ky vend është minimal dhe nuk ka ndikim në furnizimin e vendit.

Vuk Hamoviq, përmes kompanisë së tij EFT, është një prej furnizuesve kryesorë të energjisë elektrike në Ballkan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz