BallinaLajmeRryma e dobët po ua djeg pajisjet elektrike dhe po ua dëmton...

Rryma e dobët po ua djeg pajisjet elektrike dhe po ua dëmton bizneset banorëve të fshatit Llaushë të Podujevës – “3 hektarë mjedra i humba – nuk mundja t’i ujisja

Të ngjajshme

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

Turqia kalon në epërsi ndaj Rumanisë (VIDEO)

Është zhbllokuar ndeshja mes dy kundërshtarëve të mundshëm të...

LIVE: Kosova para ndeshjes historike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej...

Zyrtare: FFK publikon 11-shen startuese ndaj Sllovakisë – Zhegrova në bankë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga...

Vite me radhë banorët e fshatit Llaushë të Komunës së Podujevës, po përballen me probleme të mëdha të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Blic.

Mos-vendosja e trafos së re në këtë fshat, ka bërë që banorët e tij të kenë probleme si pasojë e energjisë elektrike shumë të dobët.

Që nga djegia e pajisjeve shtëpiake e deri tek mbyllja e bizneseve familjare, janë disa nga pasojat që po ua shkakton energjia e dobët në këtë fshat.

Gani Zymeri, banor i fshatit Llaushë, në një bisedë me Gazetën Blic, ka rrëfyer dëmin që vite me radhë që i është shkaktuar atij.

Zymeri, thotë se përveç diegies së pajisjeve elektrike shtëpiake, ai është dashur që ta ndërpres kultivimin e mjedrave, për arsye se nuk kishte mundur t’i ujiste – si pasojë e mungesës së energjisë elektrike adekuate për një gjë të tillë.

“Kemi probleme shumë të mëdha. Ky problem po vazhdon vite me radhë. Ka raste të shumta kur mua personalisht më janë djegur pajisjet shtëpiake, si pasojë e rrymës së ligë. Përtej kësaj, unë i pata mbjellur 3 hektarë mjedra, të cilat është dashur që ta ndërpres kultivimin e tyre, sepse nuk kishim mundësi për t’i ujitur.  Mundësia nuk ekzistojke për arsye se energjia elektrike nuk ka lejonte një gjë të tillë. Ishte mjaft e dobët. Kështu që po na pengon kjo gjë edhe në bizneset familjare, po ashtu edhe në kultivimin e bujqësisë”, ka thënë Gani Zymeri për Gazetën Blic.

Tutje, Zymeri thotë se vite me radhë kanë kërkuar zgjidhje nga ana e KEDS-it, por që asnjëherë nuk kanë ndërmarrë diçka – përveç premtimeve dhe fjalëve se do ndërmarrin masa.

Zymeri thotë se ka pasur takime edhe me zyrtarë komunal të Komunës së Podujevës, nga të cilët ka kërkuar që të ndihmohen në këtë problem shumë madhor për ta.

“Kemi kërkuar zgjidhje për shumë vite me radhë. Kemi shkuar në pothuajse secilën zyre për ta paraqitur situatën në të cilën jemi, por që asnjëherë nuk ka pasur as edhe një veprim të vetëm. Kanë dhënë premtime se do e zgjidhim, por që kanë kaluar shumë vite e asgjë nuk kanë bërë”, rrëfen Zymeri.

Ai shton se nëse nuk ndërmerret ndonjë masë e shpejtë, atëherë ata do vazhdojnë të dëmtohen si ekonomikisht, po ashtu edhe në aspekte tjera.

Kërkon nga KEDS, që ta përmbushë premtimin e tyre dhe të bëjë zgjidhje për këta banorë.

Gazeta Blic, ka kontaktuar me zëdhënësin për media të KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili ka thënë se brenda këtij viti do të bëjnë investime në një pjesë të këtij fshati, ku përfshihen mbi 100 familje.

Buzhala ka shtuar se investimei do të jetë vendosja e rrjetit të ri, duke e përfshirë vendosjen e trafove të reja.

“KEDS gjatë këtij viti do të bëjë investime komplet në një pjesë të këtij fshati, ku përfshihen mbi 100 familje. Pra, do të vendoset komplet rrjeti i ri dhe stabilimentet përcjellëse, duke përfshirë edhe trafon”, ka thënë Buzhala për Gazetën Blic.

Kjo nuk është rasti i vetëm, ku banorët e zonave më të thella të Kosovës, kanë probleme me energji elektrike. Kjo pasi që rrjeti i përçues i energjisë elektrike, ka qenë i papërballueshëm për shkak të zgjerimit të shtëpive dhe rritjes së numrit të pajisjeve elektronike.

Po ashtu, në shumë nga zonat e thella të vendit, gjatë viteve janë bërë investime, duke e vendosur trafo të reja dhe ndërrimi i telave përçues të energjisë elektrike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz