BallinaOpinioneRrugëtimi ynë përgjatë dy dekadave, mes shpresës dhe zhgënjimit

Rrugëtimi ynë përgjatë dy dekadave, mes shpresës dhe zhgënjimit

Të ngjajshme

Hajni vjedh para në një lokal të Komoranit, kapet nga policia

Një rast i vjedhjes është raportuar në një lokal...

Edi Rama uron festën e Fitër Bajramit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar festën e...

Irani: Do të vazhdojmë prodhimin e raketave edhe në luftë

Garda Revolucionare Islamike ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit...

Vdes ish-asistenti i Mourinhos

Ka ndërruar jetë Silvino Louro, ish-asistenti i Jose Mourinhos...
Shkruan: Fehmi Rama – Politolog

– Kur vendi ynë u çlirua nga pushtuesit serb, dhe hynë forcat e KFOR-it të përbëra kryesisht nga vende mike, u pa dëshira e zjarrtë e qytetarëve tonë të dëbuar nga aparati shtetror serb për kthim në trojet tona. Kthimi masovik që u bë, u shikua me habi dhe lakmi nga të gjithë. Paj ne jemi shqiptarë dhe nuk dorëzohemi lehtë

 
Shtëpi të djegura, familjarë të vrarë dhe të zhdukur, infrastrukturë të shkatrruar, thënë më fjalë tjera në qdo rrafsh të jetës për të filluar diqka trajektoria duhet të lëvizte nga pika zero.
 
Megjithatë vëndosmeria dhe besueshmëria jonë për jetë të mireqënë dhe në liri, kalonte qdo hamendje njerëzore pësimiste.
 
Kosova u vu në administrimin civil dhe ushtarak ndërkombëtarë, PSSP-të (Përfaqsuesi Special i Sekretarit të OKB-se) u përkujdesën për administrimin e Kosovës gjërë në shpalljen e pavarsisë, duke krijuar nje kultur të re politike. Administrata e pushtimit serb ishte e sistemit komunist tutje socialist, dhe e përbërë nga serb dhe shqiptar kryesisht lojal, ndërsa me suprimimin e autonomis shqiptaret u dëbuan dhe mbetën vetëm ata që i shërbyen më zell makinerisë së tyre.
 
17 shkurti 2008 shënon një nga datat më të rëndsishme të historisë së Kosovës, në këtë datë u shpall pavarsia e vendit. U kurorzua mundi i heronjëve të luftës së fundit dhe gjithë atyre të rënë ndër shekuj. 
 
Krijuam institucione, ndërtuam rrugë dhe shkolla. Vendi ynë u njohë si shtet i pavarur nga vendet më të fuqishme dhe më demokratike. 
 
Mirpo diqka nuk shkojë në drejtimin e duhur, rrugët dhe shkollat nuk janë pjesë e ekonomisë familjare. Punësimi muar tatpjetën, krimi dhe korrupcioni poashtu, nderi i luftetarit u nëpërkëmbë të tillët në shumë raste u zëvendsuan me të tjerë dhe pse me kualifikime dhe përvojë.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz