back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeRrugët e këqia, fajtore për rënien e tregtisë Maqedoni-Kosovë

Rrugët e këqia, fajtore për rënien e tregtisë Maqedoni-Kosovë

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Autostrada e premtuar, por ende e pandërtuar që do të lidhte Maqedoninë me Kosovë është duke ndikuar në rritjen e harxhimeve të kompanive të Maqedonisë, pasi që tregtia me Kosovën është në rënie e sipër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kështu thuhet në analizën e BalkanInsight, e cila shkruan se afaristët nga të dy vendet fajësojnë lidhjet rrugore të transportit për këtë rënie drastike të shkëmbimit tregtarë të Maqedonisë dhe Kosovës.

Kjo ka shkaktuar një rënie prej rreth 200 milion euro e shkëmbimit tregtarë, bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) të Maqedonisë, kurse afaristët thonë se 13 kilometrat e premtuara që lidhin Shkupin me kufirin e Kosovës do t’i jepte shtytje tregtisë.

Nebi Hoxha nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thotë se ”është një autostradë që është vetëm 13 kilometër e gjatë, por për shkak të kësaj, Shqipëria është duke e marrë tregun e Kosovës”.

Më tej, në analizë thuhet se infrastruktura e mirë rrugore ka ndikuar që tregtarët e Kosovës t’i mësyjnë portit detar të Shqipërisë, kurse më herët afarizmi i Kosovës shfrytëzonte Maqedoninë për të arritur në portin e Selanikut.

Pa marrë parasysh rënien në shkëmbimin tregtarë, Kosova mbetet një nga partnerët tregtarë më të rëndësishëm të Maqedonisë, pasi që eksporti është më i lart në Kosovë, se sa importi./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz