back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaRegjionaleSkenderajRrugët e harruara të Skenderajt bëhen moderne

Rrugët e harruara të Skenderajt bëhen moderne

Të ngjajshme

Fushë-Kosova me QKMF të re, sot nënshkruhet marrëveshja për ndërtim

Fushë-Kosova po bëhet me Qendër të re Kryesore të...

Drejtori i Policisë së Shtetit: Kosova të bëhet anëtare e SEPCA-s

Në Vlorë, të martën ka përfunduar punimet Asambleja e...

SHBA-të shpallin bandën kolumbiane të kokainës një grup terrorist

Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar një organizatë famëkeqe të...

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, z.Nuredin Lushtaku, ka inspektuar realizimin e projektit të asfaltimit të rrugës, që lidh rrugën “Ilaz Kodra”, e që vazhdon prapa objektit të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, për t’u lidhur me rrugën “17 Shkurti”, e cila ndodhet në fazën finale të përfundimit.

Rruga në fjalë, e një distance prej 135 metra, për shumë vite më radhë ka qenë në gjendje të mjerueshme, nga e cila më së shumti kanë vuajtur banorët e kësaj pjese të qytetit.

Me realizimin e këtij projekti që financohet nga buxheti i Komunës së Skenderajt, e i cili po zbatohet me standarde të larta, qarkullimi i automjeteve do të bëhet pa vështirësi, ashtu siç do të bëhet me lehtësi edhe levizja e këmbësorëve.

Në komunën e Skenderajt shumë shpejt do të nisin punimet e projekteve të reja kapitale, duke përfshirë infrastrukturën rrugore, ndërtimin e kanalizimëve, ujësjellëse, dhe projekte të tjera në dobi dhe interes të qytetarave.

Image may contain: one or more people and shoes

Image may contain: one or more people

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz