BallinaLajmeRruga “Sami Frashëri” lirohet nga mbeturinat vëllimore – KRM “Pastrimi” paralajmëron gjoba...

Rruga “Sami Frashëri” lirohet nga mbeturinat vëllimore – KRM “Pastrimi” paralajmëron gjoba të rënda

Të ngjajshme

Zyrtare: Flamurtari e përjashton Lorenc Trashin, dyshohet se shkaktoi penallti të qëllimshe

Skuadra shqiptare, Flamurtari i Vlorës e ka përjashtuar edhe...

APK: Mijëra zyrtarë në veprim për deklarim të pasurisë

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për...

Ndërmarrja Publike KRM “Pastrimi” ka njoftuar se ka realizuar largimin e mbeturinave vëllimore dhe inerte në rrugën “Sami Frashëri” në Prishtinë, në kuadër të angazhimeve për mirëmbajtjen e pastërtisë në hapësirat publike.

Përmes një njoftimi, kjo ndërmarrje u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes në menaxhimin e mbeturinave vëllimore, si mobilje apo pajisje shtëpiake, duke mos i hedhur ato pranë kontejnerëve të lagjeve.

“Të gjithë ju që nuk jeni të sigurt se ku duhet t’i hidhni mbeturinat vëllimore, ju lutemi që të kontaktoni shërbimet përkatëse për largimin e tyre në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Sipas KRM “Pastrimi”, qytetarët mund të drejtohen për shërbim tek ndërmarrja publike “Pastrimi” apo ndërmarrja “Gjelbër”, për të siguruar trajtimin e duhur të këtyre mbeturinave.

Po ashtu, është theksuar se lënia e mbeturinave vëllimore pranë kontejnerëve është e ndaluar dhe mund të rezultojë me gjoba për shkelësit.

KRM “Pastrimi” ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët, me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe rendit në hapësirat publike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz