Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas mbetet e pakalueshme për kamionë.
Kjo situatë është për shkak të reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi.
“Ju njoftojmë se pas kontakteve me policinë e Malit te Zi në PKK Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas, është e pa kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi.
Për më shumë informata kontaktoni📞QKMK, në numrat:
04519800, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, ka shkrar QKMK. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: