back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajme“Rruga e Kombit”, ndryshimi mes Kosovës dhe Shqipërisë

“Rruga e Kombit”, ndryshimi mes Kosovës dhe Shqipërisë

Të ngjajshme

Aeroplani me plot pasagjerë ateron në një plazh (Pamje)

Një aeroplan pasagjerësh Fokker 50 përfundoi në bregdetin e...

Falsifikim i rezultateve të votimit, Policia interviston 14 persona në Gjilan

Policia Rajonale e Hetimeve në Gjilan ka njoftuar se...

MASHT pas incidentit në shkollën “Pavarësia”: Dhuna është e papranueshme -paralajmërohen masa

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka...

161 vjedhje në Zvicër, arrestohet grupi kriminal nga Kosova

161 vjedhje në 11 kantone janë kryer në Zvicër...

Rruga është e gjitha e rrethuar. Në zonat e banuara ka ndriçim të rregullt. Mbikalimet dhe nënkalimet nuk mungojnë sipas standardeve për cilësi qarkullimi.

Tabelat dhe sinjalistikat janë të njëpasnjëshme. Sapo kalon kufirin shtetëror drejt Prishtinës, diferenca e cilësisë së rrugës është e dukshme.

Pamjet në territorin e Shqipërisë të sjellin imazhe të viteve 30.

Duket një rrugë e degraduar, që në fakt ende nuk ka përfunduar së ndërtuari. Diferenca me rrugën “Ibrahim Rugova” është e dukshme.

Që në kilometrin e parë nga dogana e Morinës elementët e sigurisë, sinjalistika mungon.

Nga Morina në Kukës janë 17 kilometra. Shtatë ura të papërfunduara e që ngushtojnë rrugën 14 herë.

Hyrje dhe daljet në autostradë siç tregojnë dhe pamjet janë katastrofë, kurse ndriçimi në zonat e banuara është luks.

Së fundi për “Rrugën e Kombit” që nuk përfundoi asnjëherë u vendos taksa. Çdo drejtues mjeti, kalimin përmes saj do ta paguajë 5 euro.

Tv Klan

Të Fundit

Sport

ShowBiz