back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeRruga e Kombit, 7 ura hapen së shpejti në të dy krahët...

Rruga e Kombit, 7 ura hapen së shpejti në të dy krahët për qarkullimin

Të ngjajshme

Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde: i kalon yjet si Messi e Mbappé

Lamine Yamal, sulmuesi i ri magjik i FC Barcelonws,...

Ngritet aktakuzë ndaj tre personave për veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës’’

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë...

Kosova–SHBA: Reflektim Politik nga Vizita në Washington

Shkruan: Besnik Tahiri Vizita disa-ditore në Washington konfirmoi edhe një...

Emërllahu për Krasniqin: Mirë që e kam në ekip një bashkëkombas dhe mund të flasim shqip!

Lindon Emërllahu është transferimi i fundit i skuadrës nga...

Së shpejti përfundojnë punimet në shtatw urat e Rrugës së Kombit, të cilat do të jenë të hapura në të dyja krahët për qarkullimin e automjeteve.

Kryeministri Edi Rama informoi sot se kjo ndërhyrje do t’i japë zgjidhje trafikut të makinave që krijohej në këto nyje, si dhe do të evitojë aksidentet e vazhdueshme.

“Edhe pak… punë ditësh dhe 7 ‘gjysmagjelat’ me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin”, tha Rama.

Aksi kombëtar Kukës-Morinë quhej i përfunduar deri pak vite më parë, por në të mungonin urat dhe mbikalimet, rrugët lidhëse me fshatrat përreth, po ashtu elementët e sigurisë.

Për të plotësuar rrugën me këto elementë, qeveria hapi kantieret e reja të punimeve në verilindje të vendit.

Ritmet e punimeve në këtë aks strategjik kombëtar, janë të larta për të bërë të mundur dorëzimin e objektit në afat./atsh/

Të Fundit

Sport

ShowBiz