BallinaLajmeRrokullisja e autobusit plot më kosovarë në Serbi: Kompania jep detaje

Rrokullisja e autobusit plot më kosovarë në Serbi: Kompania jep detaje

Të ngjajshme

Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave...

Gjatë shkurtit në Kosovë u braktisën dy fëmijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat...

Zhaklin Lekatari bën thirrje të fortë për Selin: Ngacmim se*sual, denoncojeni

Një tjetër situatë e rëndë ka trazuar Big Brother...

Mediat izraelite: Khamenei i thotë “po” negociatave me SHBA

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka rënë dakord...

Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, brenda këtij...

Në mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Kurshumli, një autobus që udhëtonte nga Lubjana e Sllovenisë për në Kosovë, është rrokullisur dhe si pasojë, shoferi i autobusit është dërguar në spital.

Kështu kanë thënë për Gazetën Express, agjencioni turistik “R-Gashi”, autobusi i së cilëve është rrokullisur në këtë zonë.

Udhëtarët ishin nga Kosova, por agjencioni tha se ata tani po vijnë në Kosovë me një autobus të ri.

“Po ka ndodhë aksidenti, po veç shoferi është lëndu, ai është dërgu në spital, e pasagjerët tjerë i nisëm me autobus të ri për në Kosovë”, thanë përmes linjës telefonike për Express nga Agjencioni turistik.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:50, dhe mediat serbe thonë se të lënduarit janë dërguar në spitalin e Prokuples.

Të pyetur për shkakun e aksidentit, agjencioni u deklarua se autobusi nuk kishte ndonjë defekt.

“Jo autobusi s’ka pas defekt, por edhe ky aksident ndodhi si aksidentet tjera”, thanë ata.

Autobusi i kompanisë “R-Gashi” ka dalë nga rruga në drejtim të Nishit, që po vinte për në Kosovë. Mediat serbe raportojnë se shoferi ka humbur kontrollin e autobusit dhe ka rrëshqitur jashtë rrugës.

Në Serbi thonë se nga ky aksident nëntë persona janë transportuar në spital, ndërsa tre prej tyre me thyerje të gjymtyrëve janë ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm./Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz