BallinaLajmeLajmet e FunditRrjeti Liberal i Evropës Juglindore- LIBSEEN mirëpret miratimin e raportit të PE...

Rrjeti Liberal i Evropës Juglindore- LIBSEEN mirëpret miratimin e raportit të PE për Maqedoninë e Veriut, dënon debatin mbi identitetin

Rrjeti Liberal i Evropës Juglindore (LIBSEEN) përmes një reagimi në faqen zyrtare kanë thënë se mirëpresin miratimin e raportit të Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e Veriut.

“Ky raport shërben si një inkurajim i rëndësishëm për popullin maqedonas dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, nga çdo grup etnik, që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të arritur një shtet evropian liberal, demokratik, funksional, të drejtë dhe të begatë”, thuhet në reagim.

Sipas LIBSEEN,  përkushtimi i tyre ndaj reformave dhe rrugës evropiane është i lavdërueshëm.

Rrjeti Liberal i Evropës Juglindore megjithatë kanë pasur edhe kritika kur vjen tek qasja e Parlamentit Evropian rreth debatit për papranueshmërinë e identitetit dhe kulturës maqedonase.

 “Këto nuk janë tema për diskutim; ato janë fakte të pamohueshme dhe një realitet i gjallë që kanë evoluar gjatë shekujve në zemër të Gadishullit Ballkanik. Ne besojmë fuqimisht se tapeti i pasur i identiteteve dhe kulturave brenda rajonit duhet të respektohet dhe festohet, jo të vihet në dyshim ose të minohet. Integrimi i vërtetë evropian ndërtohet mbi respektin e ndërsjellë dhe njohjen e realiteteve sovrane. Ne i nxisim të gjitha palët të përqendrohen në të ardhmen, duke mbështetur vlerat demokratike dhe duke punuar në mënyrë konstruktive drejt anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në BE.”, thuhet në njoftimin e tyre.

- Advertisement -