back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme“Rrjet kriminal” – Prokurorit të ri në rastin për parregullsi me vota...

“Rrjet kriminal” – Prokurorit të ri në rastin për parregullsi me vota në Mitrovicë, dyshohet se Peci ia punësoi vajzën

Të ngjajshme

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi...

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Adil Behramaj, ka reaguar pas emërimit të Sahit Tmavës si prokuror i ri në rastin që lidhet me dyshimet për parregullsi gjatë numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut.

Në një postim në rrjete sociale, Behramaj ka pretenduar se ekziston konflikt interesi, duke thënë se vajza e prokurorit Tmava, Aida Tmava Shabani, është e punësuar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, raporton lajmi.net

“Valla bre rrjet kriminal ishin. Qy tash, Faton Peci ia paska punësuar vajzën edhe këtij prokurorit të ri, Sahit Tmavës, që sot lëshoi urdhëresë në Mitrovicë. Aida Tmava Shabani qenka vajza e tij. Do të thotë edhe ky prokuror është vegël e tyre. Koha me ecë prej aty edhe prokurori Sahit Tmava, konflikt interesi!”, ka shkruar Behramaj.

Behrami ka kërkuar që Tmava të largohet nga ky rast, duke e cilësuar përfshirjen e tij si të papërshtatshme për shkak të lidhjeve familjare me zyrtarë të Qeverisë./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz