back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajmeRritje prej 6,1% – ASK: Në dhjetor pati rritje të numrit të...

Rritje prej 6,1% – ASK: Në dhjetor pati rritje të numrit të vizitorëve në hotele krahasuar me 2024, 40 mijë ishin të huaj  

Të ngjajshme

Të hënën zbulohet nata e finales së madhe e Big Brother VIP Kosova

Këtë të hënë, do të kuptohet një gjë që...

Ligji për të huajt, shqetësim edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës

Kosova do të nisë zbatimin e rreptë të ligjeve...

Luizi në “BBVA”, Sara Hoxha: Dikush rikthehet nesër

Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania...

Automjeti juaj mund të konsiderohet “klassik” – dhe t’ju kurseni para

Një “makinë klasike” nuk është më vetëm nga vitet...

Ushqimet që preferohen për qarkullim më të mirë të gjakut

Qarkullimi i mirë i gjakut mund të krahasohet me...

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me statistikat e Hotelerisë për muajin dhjetor 2025, përcjell Gazeta Express.

Nga ASK është bërë e ditur se në dhjetor të 2025 ka pasur më shumë vizitorë në hotele sesa në dhjetorin e 2024.

Në dhjetor 2025, numri i vizitorëve në hotele ishte 68 293 prej tyre vizitorë vendorë ishin 27 776 dhe vizitorë të jashtëm ishin 40 517. Krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024 (sa ishin 64 380 vizitorë) pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 6,1 %

Numri i net-qëndrimeve ishte 132 148, prej tyre 71 624 (54,2 %) nga vizitorët e jashtëm dhe  60 524 (ose 45,8 %) vendorët e brendshëm.

Nga ASK është bërë e ditur edhe se numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 9 655 vizitorë dhe me 26 550 net-qëndrime.

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Dhjetor 2024) pati një rritje të vizitorëve për 2,5 %.

Në total,  40 517 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz