BallinaLajmeRritje e ndjeshme në fluturime dhe çmime – gushti me numër rekord...

Rritje e ndjeshme në fluturime dhe çmime – gushti me numër rekord udhëtarësh

Të ngjajshme

Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e...

Evertoni e ‘shkatërron’ Chelsean, ia vazhdon krizën e rezultateve

Everton siguroi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon...

Ish-sekretari i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti thirrjet...

“I hidhur lajmi”, të vrarin në Klinë e kishte bashkëluftëtar, reagon Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Gjatë muajit gusht 2025, në Kosovë janë regjistruar  1 601, fluturime, që përfaqëson një rritje prej 10.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas një raporti të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Po ashtu, numri i udhëtarëve ajrorë ka arritur në 512,955, duke shënuar një rritje prej 14.6% krahasuar me gushtin e vitit 2024. Megjithatë, çmimet e biletave të fluturimeve kanë shënuar një rritje të ndjeshme prej 22.5% gjatë muajit shtator, njofton ASK, transmeton lajmi.net.

Sa i përket transportit hekurudhor, gjatë gushtit janë regjistruar 7,732 udhëtarë, që është një rritje prej 54.8% në krahasim me gushtin e vitit të kaluar. Megjithatë, në këtë sektor nuk është regjistruar asnjë sasi e transportit të mallrave, pasi sasia në neto ton ka qenë zero.

Në sektorin e telekomunikacionit, telefonia mobile ka shënuar rritje të lehtë në numrin e përdoruesve. ASK raporton se në gusht 2025, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1,741,080, që përfaqëson një rritje prej 0.19%, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ka arritur në 320,058, duke shënuar një rritje më të theksuar prej 3.42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz