Rritja e rasteve me Covid-19: Ministri Zemaj ka konfirmuar vendimin e ri

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka konfirmuar vendimin e ri.
Sipas tij, të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, duhet t’i ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish, sikurse edhe veprimtaritë e ndryshme, të panevojshme. Rekomandohet të përdoren format on-line të takimeve, të punës dhe aktivitetet tjera.
“Policia e Kosovës dhe të gjitha inspektoratet pa dallim, bashkë me komunat dhe shtabet emergjente, duhet të veprojnë urgjentisht në parandalimin e përkeqësimit të situatës”, ka thënë ai.
Reagimi i plotë:
Me qarkore, kemi informuar të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, Policinë e Kosovës, Inspektoratin Shëndetësor, Inspektoratin Sanitar dhe palët tjera që kanë pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në luftën kundër virusit Covid 19, të zbatojnë vendimet e reja në pajtim me situatën.
Të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, duhet t’i ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish, sikurse edhe veprimtaritë e ndryshme, të panevojshme. Rekomandohet të përdoren format on-line të takimeve, të punës dhe aktivitetet tjera.
Policia e Kosovës dhe të gjitha inspektoratet pa dallim, bashkë me komunat dhe shtabet emergjente, duhet të veprojnë urgjentisht në parandalimin e përkeqësimit të situatës.
Së bashku, inspektimet duhet të vazhdojnë me ritëm të shtuar, gjobat të jepen sipas Ligjit për luftimin e pandemisë Covid-19 dhe të zbatohet me përpikëri, pa përjashtim.
Secili institucion të ketë veprime në pajtim me ligjin dhe në ditët në vijim do të ketë raportim për aktivitetet e ndërmarra për të parandaluar një valë tjetër, e cila në rrethanat edhe të gripit sezonal dhe viruseve tjerë eventual, mund të shkaktojnë përkeqësim të situatës së pandemisë.

Lexo edheNga këto komuna janë rastet e reja me Covid-19
Po ashtu, testimet nëpër shkollat në nivel vendi, po vazhdojnë. Deri më sot, 410 shkolla janë testuar, 10 prej tyre me rekomandim të IKSHPK-së kanë kaluar nga skenari A në skenarin C. Këtë javë, tri nga to, kanë kaluar në skenarin C.
Testimet sot kanë arritur rekord brenda 24 orëve. Janë bërë 1.028 teste, prej tyre janë 148 raste pozitive e asnjë rast të vdekjes nga Covid 19.
E gjitha çfarë na duhet në këtë kohë është: disiplina, maska, distanca dhe higjiena duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze.
Duke mbrojtur veten, mbrojmë familjen, njëri-tjetrin dhe shtetin.
Bashkë ia dalim!














