BallinaLajmeRritja e çmimeve për shkak të frikës nga koronavirusi, ministrja Haxhiu paralajmëron...

Rritja e çmimeve për shkak të frikës nga koronavirusi, ministrja Haxhiu paralajmëron dënime

Të ngjajshme

Amir Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani është përfshi në foramcionin e...

Rrëfimi i gazetarit që nuk lejoi serben të heq flamurin e Kosovës nga Eurovizioni

Në natën finale të Eurovizionit, delegatët Serbë në Qendrën...

Alonso, bast i rrezikshëm te Chelsea

A nuk pati mjaftueshëm drama te Real Madridi? Pas...

Ndryshon sërish moti- temperaturat për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Çmimet e gjërave elementare kanë nisur të rriten në marketet kosovare pasi një numër i qytetarëve kanë nisur të sigurojnë rezerva ushqimore për shkak të frikës nga koronavirusi, edhe pse ende asnjë rast nuk është paraqitur në vendin tonë.

Se çmimet janë rritur nga markete të caktuara e konfirmoi mbrëmë kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Pretreshi përmes një postimi në Facebook, ku tregoi se si çmimi i një produkti të zakonshëm ushqimor, supë gjeli, është rritur për rreth 200%.

I shqetësuar me rritjen e çmimeve, një qytetar i ka shkruar në Facebook ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Qyetari i ka thënë “Zonja Ministre çmimet e gjërave elementare filluan të rriten në markete”.

Nuk ka vonuar dhe përgjigja e minsitres Haxhiu e cila ka paralajmëruar dënim për të gjithë ata që e shfrytëzojnë keqpërdorin situatën aktuale, shkruan Reporteri.net.

“Do të ketë inspektim dhe dënim të atyre që shfrytëzojnë e keqpërdorin situatën aktuale”, ka shkruar Haxhiu.

Zv.Kryeministri Hoti mbrë në mbledhjen e qeverisë propozoi një Komision Ekzekutiv në përbërje të Autoritetit të Konkurrencës dhe disa Ministra për ta monitoruar keqpërdorimin e çmimeve në situatën e tillë emergjente.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz