back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRritja e çmimeve, Cakolli: Jetesa është bo më e shtrenjtë e fuqia...

Rritja e çmimeve, Cakolli: Jetesa është bo më e shtrenjtë e fuqia blerëse ka ra, s’të vyn me qenë ekonomist me kuptu

Të ngjajshme

Eugen Cakolli nga IKD, ka dhënë komentet e tij rreth debatit që u zhvillua sot për inflacionin dhe rritjen e çmimeve. Ai ka thënë se ‘‘e vetmja rritje që e ndjejmë është ajo e çmimeve’’.

Cakolli ka thënë edhe se jetesa është bo më e shtrenjtë dhe fuqia blerëse ka ra, dhe se po ashtu, nuk duhet të jesh ekonomist që këto të kuptohen.

Postimi:

Unë s’jom ekonomist, ama për shembull – e blej një bukë çdo ditë.

Deri para pak vjetëve, më kushtonte 35 cent. Sot 60 cent.

Buka, furra edhe ato shitëset aty janë të njëjtat.

Asgjë s’ka ndryshu, përveç çmimit.

Në muaj tash paguaj 18 euro për bukë, jo 10.5 si më herët.

Po, qarkullimi i furrës është rritë. Por jo pse po hamë më shumë, apo pse po prodhohet më shumë.

Unë e di se, veç në rastin e bukës, i kom 7.5€ ma pak, për me i shpenzu diku tjetër.

Ekonomikisht kjo mundet me u interpretu qyshdo, madje edhe si rritje e qarkullimit. Ama praktikisht, e vetmja rritje që e ndjejmë është ajo e çmimeve.

Thjesht, jetesa është bo më e shtrenjtë dhe fuqia blerëse ka ra. E për me i ditë e kuptu këto, nuk të vyn me qenë ekonomist.

- Advertisement -

Të Fundit