back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeRritet respekti i anëtarëve të VV-së për Agim Bahtirin

Rritet respekti i anëtarëve të VV-së për Agim Bahtirin

Të ngjajshme

Pak para prime vjen reagimi i papritur nga Instagrami i Edit

Ndërsa Edi Kuçi po bëhet gati për spektaklin e...

Vetëm një minutë i duhet Interit për të kalaur në epërsi ndaj Bolognas (VIDEO)

Inter ka kaluar shpejtë në epërsi ndaj Bolognas, në...

Ariana Musliu-Shoshi nga Vitia: Bashkë për ndryshim dhe fitore

Kandidatja për deputete në rradhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi,...

Ndonëse nuk e ka qëlluar moton e Lëvizjes Vetëvendosje për protestën e 29 shtatorit, Agim Bahtiri ka fituar respektin e anëtarëve të kësaj partie. Si politikani i vetëm që nuk i takon VV-së e që do të merr pjesë në këtë protestë, thirrjen e Bahtirit për protestë po e shpërndajnë anëtarët e VV-së.

Boiken Abazi ka shpërndarë thirrjen e Bahtirit për protestën e javës së ardhshme. Fillimisht Bahtiri kishte huqur moton e VV-së për këtë protestë. Duke dashur të thotë se një popull nuk i nënshtrohet një njeriut, Bahtiri ka thënë se “një popull nuk i nënshtrohet një populli”.

Postimin e korrigjuar të Bahtirit e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, Boiken Abazi.

“Nuk jam mësuar të thërrasë protestë, por kësaj radhe do të thërrasë fuqishëm. Është momenti i duhur, koha e duhur, e vetëm populli do t’ia kallëzojë vendin çdokujt. E do të jem me popullin, sepse ai është sovrani i këtij vendi”, citon Abazi fjalët e Agim Bahtiri, kryetarit të komunës së Mitrovicës./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz