back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

Të ngjajshme

“The Guardian” shkruan për Dua Lipën pas marrjes së shtetësisë së Kosovës

Këngëtarja Dua Lipa ka thënë se është “shumë mirënjohëse”...

Noizy publikon këngën “Lately”

Noizy ka publikuar këngën e tij më të re. “Lonely”...

Katër parti mbështesin protestën e 7 gushtit për çlirimtarët – LVV e LDK ende pa qëndrim

Katër parti– PDK, AAK, NISMA Socialdemokrate dhe Partia Socialdemokrate...

Kurti dhe Baker flasin për bashkëpunimin me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

KurtiKryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti...

Në Gjermani, më shumë njerëz sesa kurrë më parë janë bërë viktima të dhunës në familje më 2024, sipas një raporti të publikuar të shtunën.

Një total prej 256.942 personave janë prekur nga dhuna në familje, duke shënuar rritje prej 3.7 për qind, në krahasim me vitin paraprak, ka raportuar e përditshmja gjermane Welt am Sonntag, duke u bazuar në shifrat e Zyrën Federale të Policisë.

Por, jo të gjitha rastet janë raportuar, prandaj numri i saktë është edhe ma i madh, sipas ekspertëve.

Shoqata Sociale e Gjermanisë ka thënë se shifrat e fundit janë shqetësuese.

“Dhuna në familje kryesisht nënkupton dhunë kundër grave, çka i bën qendrat për kërkim ndihme edhe më të rëndësishme”, ka thënë kryetarja e shoqatës, Michaela Engelmeier.

Dhuna në familje është referencë për përfshirjen në dhunë të personave që janë, apo kanë qenë në lidhje, apo kur dhuna ka ndodhur brenda familjes, apo nëse ekzistojnë lidhje familjare.

Sipas statistikave, numri i grave që janë prekur nga ndonjë formë e dhunës është në rritje.

Të dhënat tregojnë edhe se dhuna në familje është rritur për 14 për qind në pesë vjetët e fundit.

Ministria për Çështje Familjare i ka thënë gazetës së rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje mund t’i atribuohet “rritje të krizave shoqërore, por edhe sfidave personale”.

“Megjithatë, ka mundësi të jetë rritur gatishmëria për t’i raportuar këto incidente”, ka thënë ministria.

Në shkurt të këtij viti, ligjvënësit e kanë miratuar një ligj për mbrojtje më të mirë të viktimave. Ligji kërkon ofrimin e shërbimeve të nevojshme për viktimat, për mbrojtje dhe këshillim.

Për të vepruar në përputhje me ligjin, Qeveria do të paguajë një total prej 2.6 miliardë eurosh në periudhën 2027-2036 për kërkesat e landeve.

Shumë organizata ankohen se viktimat e dhunës në familje kanë pak mbështetje dhe që strehimoret nuk i kanë kapacitetet e nevojshme për t’u marrë me to./REL

- Advertisement -

Të Fundit