BallinaBotëRritet mesatarja javore e infeksioneve në Gjermani

Rritet mesatarja javore e infeksioneve në Gjermani

Të ngjajshme

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të...

Një 16 vjeçar nga Kosova sot është në bankën rezervë te Bayern Muncheni

Bayerni po zhvillon këto momente ndeshjen e Bundesligas ndaj...

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve...

Gjakata amerikane: Elon Musk mashtroi investitorët në blerjen e Twitter-it

 Një Gjykatë në Kaliforni vendosi se miliarderi Elon Musk...

Shifra mesatare e infeksioneve me Covid-19 në Gjermani është rritur përsëri dhe të shtunën shkoi në 80.7, ndërsa një javë më parë ishte 72.1 për 100 mijë banorë. Të dhënat i bëri të ditura Instituti Robert Koch.

Numri mesatar i pacientëve të pranuar në spitale me Covid-19 për 100 mijë banorë brenda shtatë ditëve tani është 1.83, shifër shumë më e ulët se rekordi i shënuar vitin e kaluar – 15.5.

Autoritetet shëndetësore gjermane raportuan 10.835 raste të reja me Covid-19 për 24 orë, rreth 500 më shumë se një ditë më parë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Përpos infeksioneve, në 24 orët e fundit në Gjermani u regjistruan edhe 24 të vdekur, ndërsa shifra e përgjithshme e viktimave të koronavirusit ka shkuar në 92.325. Ndryshe, Gjermania në javët e fundit i ka ashpërsuar masat kundër pandemisë për shkak të shqetësimeve rreth përhapjes së variantit shumë ngjitës, Delta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz