back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeRritet kostoja e ndërtimit në Kosovë: Energjia dhe pagat, faktorët kryesorë të...

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë: Energjia dhe pagat, faktorët kryesorë të shtrenjtimit

Të ngjajshme

Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me VV-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

Drejt 4 marsit pa emër për kreun e shtetit

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga afati kushtetues për...

E pranon Laporta: Marrëdhënia ime me Messin nuk është si më parë

Joan Laporta ka folur hapur për marrëdhënien e tij...

Kostoja e ndërtimit në Kosovë ka vazhduar trendin rritës edhe në fund të vitit 2025. Sipas të dhënave të Agjencia e Statistikave të Kosovës, Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit (IKN) është rritur për 0,5% në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2025, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2025).

Rritje më të madhe në këtë periudhë kanë pasur transporti (3,5%), pagat (1,2%), kostot e tjera (1,2%), materialet (0,3%) dhe energjia (0,2%), ndërsa rënie është shënuar vetëm te makineritë (-0,1%).

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2024), kostoja e ndërtimit është rritur ndjeshëm – për 3,6%, transmeton demokracia. Kategoritë që kanë ndikuar më shumë në këtë rritje janë energjia (9,8%) dhe pagat (8,1%), të pasuara nga kostot e tjera (5,3%), transporti (4,4%) dhe materialet (2,6%). Edhe në këtë krahasim vjetor, makineritë kanë qenë i vetmi komponent me rënie (-0,4%).

Tremujori i katërt 2025 – Tremujori i tretë  2025       0,5 %

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,5 % në tremujorin e katërt (TM4) 2025, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2025. Rritje kishte te: transporti (3,5 %); pagat (1,2 %); kostot e tjera (1,2 %); materialet (0,3 %) dhe energjia (0,2 %). Ndërsa rënie kishte te makineritë (-0,1 %).

Tremujori i katërt  2025 – Tremujori katërt 2024       3,5 %

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3,6 % në tremujorin e katërt (TM4) 2025, krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2024. Rritje më të madhe kishte energjia (9,8 %); pagat (8,1 %); kostot e tjera (5,3 %); transporti (4,4 %); dhe materialet (2,6 %). Kurse, rënie kishte te makineritë (-0,4 %).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz