back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeRritet fuqia e Sami Lushtakut në PDK, bëhet Zëvendëskryetari i Parë në...

Rritet fuqia e Sami Lushtakut në PDK, bëhet Zëvendëskryetari i Parë në PDK, emërohen edhe pesë nënkrytarë

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Kryetari i Degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka marrë pozitën e Zëvendëskryetarit të PDK’së pas emërimit të Enver Hoxhaj në pozitën e Shefit të Partisë së themeluar nga Hashim Thaçi.

Kryetari i ri i PDK’së, Enver Hoxhaj, do t’i ketë afër vetes pesë nënkryetarë.

Zëvendëskryetar është emëruar Sami Lushtaku, i cili ka pozitën edhe të Kryetari të Degës më të fuqishme të PDK’së, asaj të Skenderajt.

Burime të Express kanë treguar se pos Lushtakut në pozitën e Nënkryetarit të PDK’së është emëruar edhe profesori Hajredin Kuçi, i cili është edhe deputet i PDK’së.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë edhe pozitën e Nënkryetarit të Partisë.

Nënkryetari i katërt i PDK’së është Shaqir Totaj, i cili kishte mbajtur një pozitë të tillë edhe më herët.

Nënkryetari i fundit në PDK është emëruar Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

u.d i Kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se do të lëshojnë komunikatë për këto emërime. Nuk i ka konfirmuar emrat e të emëruarve.

Anëtarët e Kryesisë së PDK’së, Ganimet Musliu, Abelard Tahiri, Bedri Hamza nuk kanë dashur të japin informacione.

Ndërkohë, Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyqi, ka heshtur.

Gjithë këto ndryshime në PDK kanë ndodhur pasi Kryetari i deritashëm i PDK’së, Kadri Veseli ka shkuar në Hagë për t’u ballafaquar me akuza për krime lufte të ngritura nga Gjykata Speciale.

PDK, aktualisht, është partia e tretë në Kosovë pas Vetëvendosjes dhe LDK’së. Vazhdon të mbetet në opozitë pavarësisht se është përmendur mundësia që të futen në Qeveri pas ngritjes së aktakuzave nga Specialja.

Të Fundit

Sport

ShowBiz