Presidenti francez Emmanuel Macron është nën presion prej rritjes së çmimit të karburantit në Francë.
Drejtuesit e automjeteve në vend planifikojnë në 17 nëntor bllokimin e të gjitha rrugëve kryesore si protestë ndaj çmimeve të larta të naftës.
Macron megjithatë ka këmbëngulur në rritjen e taksave mbi karburantin me idenë që të promovohen dhe zhvillohen format e gjelbra të transportit.


