BallinaLajmeRriten tensionet kundër ardhjes së Bregovicit, vandalizohen posterat e tij në Tiranë

Rriten tensionet kundër ardhjes së Bregovicit, vandalizohen posterat e tij në Tiranë

Të ngjajshme

Probiotikët kundër infeksioneve intime

Probiotikët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në...

Mehmeti rikthehet te Shqipëria, historia përsëritet ndaj Polonisë

Pas një mungese prej tre vitesh, Anis Mehmeti rikthehet...

Ezofag i krijuar në laborator jep shpresë për fëmijët

Shkencëtarët britanikë kanë arritur një përparim të madh duke...

Tension midis Trump dhe Netanyahu, kjo është arsyeja

Mosmarrëveshjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit lidhur me...

Rriten tensionet kundër ardhjes së këngëtarit të njohur serb Goran Bregoviç. Ftesa e bashkisë Korçë për këngëtarin ka shkaktuar debate të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë.

Nga qytetarët e zakonshëm e deri tek artistët, kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar anulimin e koncertit, si një shenjë respekti ndaj ndjeshmërisë së të afërmve të viktimave në luftën e Kosovës. Gjithsesi, nga autoritetet, kryesisht nga bashkia e Korçës, nuk ka patur asnjë reflektim.

Ndërsa dita e performancës afrohet, duket se edhe reagimi qytetar po ndizet.

Në shenjë proteste, posterat e këngëtarit që janë afishuar në billboardet në rrugët e Tiranës, janë përdhosur nga qytetarët.

Edhe “Tifozat Kuq e Zi” kanë sulmuar dje zyrat e Bashkisë Korçë në formë proteste që të tërhiqet ftesa për Goran Bregovicin.

Ata shprehen përmes një postimi se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit duke theksuar se ky ishte një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës.

“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë. Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin. Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit”, sipas faqes zyrtare të tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz