BallinaLajmeRriten masat e sigurisë pas alarmit nga ambasada e SHBA, antiterrori në...

Rriten masat e sigurisë pas alarmit nga ambasada e SHBA, antiterrori në gatishmëri, shtohet kontrolli në kufi e institucione

Të ngjajshme

Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar këtë të...

Kanita publikon këngën “S’e meritoj”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kanita ka publikuar projektin e...

Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka rritur gatishmërinë në institucionet diplomatike në vendin tonë. Prezenca e agjenteve të Antiterrori është shtuar në Rinas dhe në çdo pikë doganore.

Në bashkëpunim me SHISH merren informacione për persona që mund të kenë prirje për akte dhune apo qëllime terroriste të mos lejohen të futen në territorin shqiptar.

Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme për A2 CNN, këto masa shtesë nuk kanë vend për panik, por merren gjithmonë dhe janë rutinë sa herë ka informacione nga përfaqësitë diplomatike për rritje të sigurisë, por edhe kur në vendin tonë janë zhvilluar samite të rëndësishme me pjesëmarrje të liderëve europianë.

Këto masa shtesë vijnë një ditë pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane, që ngriti alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të sulmojnë godina të lidhura me SHBA-të, sheshe dhe vende publike në Shqipëri.

Ndërkohë, në kampin e muxhahedinëve në Manëz, apo i quajtur si “Ashraf 3” situata paraqitet e qetë. Nga komunikimi me përfaqësuesit brenda kampit ku ndodhen rreth 2700 anëtarë të opozitës iraniane, deklarata e ambasadës amerikane, është në vazhdën e të gjitha komunikimeve  që trupa diplomatike ka bërë dhe bën në të gjitha vendet ku ka përfaqësi të saj, asgjë specifike me Shqipërinë.

Po ashtu, burime pranë policisë se shtetit, bëjnë me dije për A2 CNN, se kampi ka patur që në krye të herës vëmendje dhe plan të veçantë masash sigurie, ndërkohë që është shtuar vigjilenca, por nuk ka të dhënë për rrezik konkret/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz