back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeRriten dënimet ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Shemsi Gashi

Rriten dënimet ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Shemsi Gashi

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vendosur sipas ankesave,  në çështjen e të akuzuarve R.G., V.Gj., K.B., A.G. dhe V.B, të dyshuar në vrasjen e policit, Shemsi Gashi.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 30.11.2018, është ndryshuar sa i përket cilësimit ligjor  të veprave penale për disa nga ta si dhe vendimit mbi dënim.

Të akuzuarit R.G. për veprat penale “shtytje në kryerjen e veprës penale vrasje e rendë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i është zbutur dënimi nga 25 vjet në 22 vjet e 6 muaj burgim.

Ndërsa të akuzuarve  tjerë të këtij rasti, dënimet u janë rritur në masë të konsiderueshme.

Kështu, të akuzuarit  V.Gj.,  i cili është shpallur fajtor për veprat  penale  “vrasje e rëndë” dhe  “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” i është rritur dënimi nga 8 vjet burgim në 14 vjet e 6 muaj.

Dënimi u është ashpërsuar edhe tre të akuzuarve tjerë K.B., A.G. dhe V.B.  të cilët janë gjetur fajtor për veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”.

K.B. nga 5 vjet sa ishte dënuar nga gjykata e shkalles së parë, është dënuar më 10 vjet burgim nga ana e Gjykatës së Apelit. A.G. nga 3 vjet e 10 muaj, dënimi i është rritur në 8 vjet. Ndërsa V.B nga 5 vjet e 6 muaj në 11 vjet e 6 muaj, thuhet në komunikatën për media.

Ndryshe, në korrik të viti të kaluar, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë rast në rigjykim.

Sipas Gjykatës së Apelit, në aktgjykimin e Gjykatës Themelore ka pasur kundërthënie ndërmjet asaj që thuhet në aktgjykim si dhe deklaratave të dhëna nga dëshmitarët

Gjykata Themelore në Prishtinë u kishte shqiptuar 58 vjet burg shtatë të akuzuarve për vrasjen e rreshterit policor Shemsi Gashi ndërsa njërin nga të akuzuarit Agron Gashin e kishte shpallur të pafajshëm.

Gazeta Express e ka përcjell këtë rast dhe ka raportuar nga seancat gjyqësore, që nga shpallja e parë e aktgjykimit që më pas u hodh poshtë nga Apeli dhe vazhdimin e rigjykimit, ku kanë dëshmuar disa dëshmitarë.

Herën e parë i akuzuari Vesel Gjinovci ishte dënuar me 9 vjet e gjysmë burg në akuzat për vrasje të rëndë si dhe armëmbajtje pa leje, Kujtim Bejiqi ishte dënuar me 6 vjet burg, Ramadan Gashi i akuzuar për shtytje në vrasje të rëndë si dhe armëmbajtje pa leje ishte dënuar me 25 vjet, Mujë Gashi ishte dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale armëmbajtje pa leje, Robert Gashit për veprën penale moslajmërim të veprës penale ishte dënuar me 3 vjet burgim, i njëjti ishte liruar nga vepra penale armëmbajtje pa leje.

Gjykata Themelore Vesel Bunjakut i kishte shqiptuar dënimin me 7 vjet e 6 muaj burgim ndërsa Adonis Gashi ishte dënuar me 4 vjet burgim.

Kurse ndaj të akuzuarit Agron Gashi, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë aktgjykim lirues.

Mirëpo, pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtësve të të akuzuarve si dhe të  prokurorit, Gjykata e Apelit kishte marrë aktvendim që për shkak të shkeljeve të cilat thuhet se janë konstatuar në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, çështja të kthehej në rigjykim.

Eprori policor i krimeve ekonomike Shemsi Gashi ishte vrarë më 25 mars 2015 në lagjen “Mati” të Prishtinës, ndërsa për vrasjen e tij Prokuroria Themelore në Prishtinë akuzoi tetë persona.

Ramadan Gashi, Muja Gashi, Agron Gashi, Adonis Gashi, Robert Gashi dhe Vesel Bunjaku akuzohen për planifikimin e vrasjes së Shemsi Gashit, ndërsa për vrasjen e tij ngarkohen Vesel Gjinovci e Kujtim Bejiqi.

Në aktakuzë bëhet e ditur se për vrasjen e Gashit, Vesel Gjinovcit e Kujtim Bejiqit u ishin premtuar 5 mijë euro.

Aktakuza zbulon se shtëpia e Gashit ishte sulmuar me armë një muaj para vrasjes së tij, por rreshteri nuk e kishte lajmëruar sulmin në polici, ngase dëshironte që problemet private t’i mbante larg detyrës zyrtare.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor Vesel Gjinovci e kishte pranuar fajësinë por Gjykata nuk e ka pranuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz