BallinaLajmeRriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.7 përqind

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.7 përqind

Të ngjajshme

Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin...

“Ndaloni sulmet”/ Hamasi ka një thirrje për Iranin

Hamasi ka bërë një thirrje të papritur ndaj Iranit,...

Liverpooli mund të detyrohet ta shesë Wirtzin, thotë ish-lojtari i Premierligës

Liverpoolit i është thënë se mund të detyrohet ta...

Kurti mbledh kabinetin: Për dy ditë rresht zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka...

Ndërhyrje “horror” nga Jackson, ndëshkohet me karton të kuq

Ylli i Bayernit, Nicolas Jackson ka marrë vëmendje në...

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) ishte më i lartë për 4.7% në shtator 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, pra gusht të vitit të kaluar.  

 Ndërkohë, inflacioni mujor shënoi një rënie prej -0.2% në krahasim me gushtin 2025. Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimet në disa kategori të mallrave dhe shërbimeve.

Ndër to, çmimet e pushimeve të organizuara u rritën me 23.1%, biletat e fluturimeve me 22.5%, energjia elektrike me 17.4%, kafeja, çaji dhe kakaoja me 14.2%, si dhe pemet me 13.0%.

 Rritje të ndjeshme kanë pasur edhe mishi (12.1%), qumështi, djathi dhe vezët (8.8%), shërbimet hoteliere (8.3%), dhe vajrat e yndyrnat (6.8%).

Këto nëngrupe kanë pasur ndikimin më të madh në inflacionin vjetor, me një efekt të përbashkët prej 4.9 për qind në IHÇK.

 Në anën tjetër, rënie e çmimeve është regjistruar te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, me -3.1%, duke ndikuar me -0.2 për qind në indeksin e përgjithshëm. Në krahasim me muajin gusht 2025, çmimet mesatare të konsumit në shtator ranë për 0.2%.

 Kjo rënie mujore është shpjeguar me uljen e çmimeve te karburantet dhe lubrifikantët (-3.6%), pemët (-2.8%), biletat e fluturimeve (-1.6%), dhe energjinë elektrike (-1.2%).

Megjithatë, disa kategori shënuan ngritje, përfshirë lëndët djegëse të ngurta si druri e peletët (1.4%), qumështin, djathin dhe vezët (1.1%), blerjen e automjeteve (0.6%) dhe shërbimet hoteliere (0.4%). ASK bën të ditur se këto luhatje të çmimeve ndikojnë drejtpërdrejt në normën mujore dhe vjetore të inflacionit, e cila matet përmes indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit (IHÇK).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz