Rrëzohet një avion privat, 5 të vdekur
03

Lexo edheIslanda provokon izraelitët: Ua vendos flamurin e Palestinës “para hundve”

Pesë turistë përfshirë dhe pilotin, kanë mbetur të vdekur pasi avioni i tyre privat u përplas në det menjëherë pas ngritjes nga ishulli Roatan – destinacion turistik në bregun Atlantik të Hondurasit.
Zyrtarët lokalë dhanë detaje rreth rastit duke shtuar se katër nga viktimat ishin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa kombësia e viktimës së pestë ende nuk ishte përcaktuar, njofton Klan Kosova.
Lexo edheIslanda provokon izraelitët: Ua vendos flamurin e Palestinës “para hundve”
Shërbimet lokale të emergjencës fillimisht thanë se viktimat përfshinin katër kanadezë dhe një tjetër viktimë të nacionalitetit të panjohur.
La Prensa, një gazetë lokale, raportoi se katër udhëtarë kanadezë dhe piloti amerikan i aeroplanit u vranë si pasojë e këtij aksidenti ajror.