back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeRreth 50 mjekë punojnë jashtëligjshëm në Kosovë

Rreth 50 mjekë punojnë jashtëligjshëm në Kosovë

Të ngjajshme

Lajmi i fundit: Ndërron jetë mësimdhënësi nga Skenderaj ( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar – dalin pamjet

Një aksident mes trenit dhe një automjeti ka ndodhur...

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në...

1 vit burgim me kusht për burrin që goditi një grua me grushte e shuplaka

Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjykatës Sabit Sadikaj, ka...

Në mënyrë të kundërligjshme rreth 50 mjekë po vazhdojnë të japin shërbime në Kosovë edhe pse nuk janë të licencuar. Moslicencimi i tyre nuk po u pengon udhëheqësve të institucioneve publike shëndetësore në vend, të cilët nuk po marrin masa ndaj këtyre mjekëve.

Rreth 50 mjekë po vazhdojnë të punojnë në institucionet publike shëndetësore në vend pa licenca të vlefshme, kështu edhe po shkelin ligjin.

Rregullorja për Regjistrimin, Licencimin dhe Rilicencimin e Mjekëve e Odës së Mjekëve të Kosovës në Nenin 15 thotë se licencimi, respektivisht rilicencimi i mjekëve është i detyrueshëm për të gjithë mjekët për ushtrimin e veprimtarisë mjekësore sipas autorizimeve ligjore. Po në këtë Nen thuhet se licenca e punës është dokument publik, i cili vërteton përmbushjen e kushteve nga ana e mjekut, shkruan Zëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz