BallinaLajmeRrëshqitje e dheut në Restelicë, Ministria e Infrastrukturës ka këtë njoftim

Rrëshqitje e dheut në Restelicë, Ministria e Infrastrukturës ka këtë njoftim

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Në orët e herëshme të mëngjesit të sotshëm ka patur rrëshqitje gurësh dhe të dheut në aksin rrugor Restelicë – Dragash, si rezultat i së cilës edhe është bllokuar për qarkullim ky aks rrugor, por menjëherë është intervenuar nga kompania e mirëmbajtjes e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, e cila tashmë veçse e ka hapur njërën korsi të rrugës për lëvizje të makinave dhe qytetarëve.

Ministria e Infrastrukturës u bënë thirje qytetarëve që kalojnë nëpërmjet këtij aksi rrugor që të lëvizin me kujdes të shtuar dhe po ashtu njofton opinionin publik se kompania e mirëmbajtjes është në krye të detyrës dhe po bëhët çdo gjë që është e mundur, që rruga të pastrohet dhe lirohet e tëra për qarkullim të automjeteve dhe qytatarëve të vendit.

Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe vendit, duke reaguar në çdo rast me njësitë e saj në mënyrë që të garantoi lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz