back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajmeRrëmbimi në veri, Elezi: Mesazh për serbët se i pret i njëjti...

Rrëmbimi në veri, Elezi: Mesazh për serbët se i pret i njëjti fat nëse bashkëpunojnë me Kosovën

Të ngjajshme

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi sot në emisionin “Kosova Today” ka folur në lidhje me rrëmbimin e qytetarit serb në veri.

Ai tha se rrëmbimi i tij ishte një mesazh për serbët se siç tha ai, i pret i njëjti fat nëse bashkëpunojnë me Kosovën.

“Policia e Kosovës ka thënë që xhandarmëria ka vepruar brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe kemi dështuar t’i ofrojmë siguri qytetarëve serbë të cilët janë lojal ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës”

“Ky veprim u tregon të gjithë serbëve në veri se fati i njëjtë do t’i pres nëse bashkëpunojnë me institucionet e Republikës së Kosovës”.

“Ky person ka bashkëpunuar me institucionet e Republikës së Kosovës, është konsideruar si lojal ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe prandaj forcat serbe kanë arritur që të hyjnë brenda, referuar gjithmonë raportit policor dhe ta marrin një qytetar, për t’iu treguar të gjithë serbëve se fati i tyre është i njëjtë në rast se ata bashkëpunojnë me institucionet e Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz