BallinaRegjionaleRregullimi i varrezave të Martirëve në Studime dhe Shtatorja e Ahmet Krasniqi...

Rregullimi i varrezave të Martirëve në Studime dhe Shtatorja e Ahmet Krasniqi dy projekte të reja në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë tashmë ka siguruar financimin për dy projekte të reja, atë të rregullimit të Varrezave të Martirëve në fshatin Studime dhe Shtatores së Ahmet Krasniqit.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka nënshkruar sot dy marrëveshje për bashkëfinancimin e këtyre projekteve me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Bislim Zogaj.

“Rregullimi i varrezave të Martirëve në Studime dhe Shtatorja e Kolonel Ahmet Krasniqi janë dy projektet e radhës në Vushtrri. Për këtë sot bashkë me Bislim Zogaj Drejtor i AMKMK kemi nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi”, ka deklaruar kryetari Tahiri.