back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeRrëfimi i vëllait të kosovarit që u arrestua për grabirjen në Rinas

Rrëfimi i vëllait të kosovarit që u arrestua për grabirjen në Rinas

Të ngjajshme

Blendi Fevziu del me një sqarim për sherrin që i ndodhi në studio mes Buzhalës e Rexhajt

Autori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka dalë me...

Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një moment definues

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në...

Autokrati i mirë, si burgu pa mure

Shkruan: Ben Andoni Nuk është se Rama po i...

Ragib Hajdini është i arrestuar nga policia dhe dyshohet se bënte pjesë në grupin e Admir Muratajt që kryen grabitjen e 6 milion eurove në Rinas.

Në një deklaratë për mediat, vëllai i “Dajes” nga Kosova ka deklaruar se ky i fundit është arrestuar pa asnjë provë. Shkaku i vetëm sipas tij është shkuarja në varrimin e Admir Muratajt.

“Ai eshtë viktimë, vetëm që ka marrë pjesë në varrimin e Muratajt, edhe unë kam marrë pjesë, se një njeri që të vjen dhe të thërret në dasmë, i shkohet edhe në mort, vetëm rreth miqësie jemi me të”, u shpreh Muatafa Hajdini, vellai i Ragipit, në një prononcim për mediat.

Nderkohe qe i biri i të arrestuarit, Dardani, ka thënë se ata kanë të ardhura dhe nuk kanë nevojë të grabisin. “Ne kemi të ardhura, nuk kemi nevojë të grabisim”, u shpreh ai.

Lidhur me vjedhjen ne Peje, ai ka treguar se “vëllai i tij ka dalë i pafajshëm me vendim të gjykatës së Pejës, pasi nuk janë gjetur prova kundër tij. Gjykata e Pejës ka marrë pafajësi, ka qenë i arrestuar, por nuk kishte dëshmi, vetëm policia i merr ato gjëra, se nuk mundet një njëri të marrë arin në polici”, tha Hajdini.

Të Fundit

Sport

ShowBiz