BallinaLajmeRrëfimi i personit që dyshohet se dhunoi 14-vjeçaren nga Gjilani, thotë se...

Rrëfimi i personit që dyshohet se dhunoi 14-vjeçaren nga Gjilani, thotë se vetëm një herë ka kryer marrëdhënie me të

Të ngjajshme

Gati për verë? Nisja fitnesit këtë pranverë!

Ofertat më të mira që kemi pasë ndonjëherë janë...

ZRRE: Tarifat e energjisë mbeten të pandryshuara deri në vendimin përfundimtar

Janë bërë dy muaj që kur tre operatorët kryesorë...

Kurti premton edhe 1 milion euro nëse djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë...

Moti mbi vendin tonë

Kosova sot do të ndikohet nga mot kryesisht i...

Tanimë dy të dyshuarit për veprën penale “dhunimi”, Sh.H. dhe Sh.J., ndaj një 14 vjeçareje në Gjilan, ndodhen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji. I dyshuari i parë, baba i pesë fëmijëve nuk ka pranuar të deklarohet rreth rastit, ndërsa Sh.J., ka dhënë versionin e tij të takimit me vajzën.

Sh.J., frizer me profesion, ka deklaruar se me të miturën është njoftuar në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Gjilan, rreth një vit më parë.

Teksa rrëfen për momentin e parë të takimit, Sh.J., pohon se atë ditë të miturën e kishte parë duke qarë dhe sipas tij atë e kishin larguar nga shtëpia.

Bazuar në atë se çka ka thënë, në ditën e parë të takimit Sh.J., ka zhvilluar bisedë me të miturën, ndërsa pas një jave ata janë takuar sërish në vendin e njëjtë.

Në mbrëmjen e po asaj nate, gjilanasi me profesion frizer deklaron se ishte takuar me të miturën dhe ishin nisur për në motelin “Casablanca”, i cili ndodhet në rrugën që të çon për në fshatin Livoç i Poshtëm.

Tutje, 21 vjeçari ka pohuar se atë natë ka kontaktuar me të dyshuarin Sh.H., duke i kërkuar t’i çojë në motel me automjetin e tij, (i cili e ka kryer edhe pagesën e dhomës së marrë në motel).

Sh.J, deklaron se ka qëndruar rreth një orë në automjetin e të dyshuarit Sh.H., pasi ky i fundit gjatë asaj kohe kishte qëndruar brenda në dhomën e motelit me të miturën.

Pas një ore, Sh.J., pohon se ka hyrë në dhomë me qëllimin për të kryer seks oral me të miturën, ku edhe ka zbardhur mëngjesin me të.

“Unë vetëm një herë kam kryer seks oral me të dhe në mëngjes ka ardhë SH.H., na ka marrë me veturë, për të shkuar unë në punë”, ka deklaruar i dyshuari Sh.J., raporton Gazeta Sinjali.

Sh.J., ka mohuar se e ka çuar edhe pas herës së parë të miturën në motel, anipse ajo vazhdimisht i kishte shkruar se dyshonte se ishte shtatzënë.

Pasi e mitura e kishte njoftuar për shtatzëni, i dyshuari pohon se e ka dërguar në një ordinance në Gjilan për kontrollim mjekësor dhe aty mjeku kishte konfirmuar se e mitura ishte shtatzënë, tri javë e tri ditë.

Ordinancat private në Gjilan nuk kishin pranuar t’ia ndërprenin shtatzëninë të miturës.

Por, abortin ia mundësoi një mjek i një ordinance në Prishtinë./sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz