back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeRrëfimi i pacientit të parë me Covid-19 në Kosovë: Kiamet, dy-tre ditë...

Rrëfimi i pacientit të parë me Covid-19 në Kosovë: Kiamet, dy-tre ditë isha si i vdekur

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

77 vjeçari nga Stublla e Epërme, u bë shqiptari i parë në Kosovë i cili u infektua nga koronavirusi.

Për gjendjen e tij shëndetësore nëpër të cilën kaloi, për Memory të Klan Kosovës, Mihill Martini zbuloi shumë detaje.

Ai u hospitalizua për 14 ditë fillimisht ku më pas edhe rezultoi pozitiv me Covid-19.

”Më thanë ky virusi”.

”Edhe unë s’mund lëvizsha hiç, atë natë flejta me tesha veshë”.

”Me mundime isha vet në dhomë, ma ligësht, ma mundim se di më. Sa që s’mundsha në këmbë me qëndru, as ulë – se të rrija ulë më ish dokë si me ma dhanë Prishtinën”.

Por Martini lutet që një sëmundje të tillë të mos e përjetojë askush.

”Aso ligështie, aso kiameti – as vet s’di çka me thanë”.

”Zot mos ja ço ‘as arushes, as thiut të egër‘ këtë sëmundje çka ish”, thotë ai.

”Temperaturë kisha nganjëherë”.

”Dy – tre ditë kam qenë i vdekur, nuk e di çka me tregu për këtë kiamet”.

”Gruaja më ndihmonte me dalë në banjo, s’mund kam ngrënë bukë”.

Duke qenë se e përballoi këtë sëmundje, ai pati fjalë të mira edhe për stafin e Klinikës Infektive.

”Për spital kushte ma të mira, ma interesim më nuk e di. Për veti më pat shku mendja, pata thënë me më ra ndonjë sëmundje e rëndë s’di qysh e kisha përballu në Kosovë”.

Mihill Martini erdhi nga Italia tek familja e tij në Stubëll të Epërme ndërsa për gjendjen shëndetësore të tij foli edhe bashkëshortja.

Ajo tha se po të mos ishin në Kosovë, bashkëshorti i saj Mihilli sot s’do ishte gjallë.

”Doktorët shumë mirë u kujdesën”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz