back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeRrëfimi i familjarëve të Liridonit të vogël që e humbi jetën në...

Rrëfimi i familjarëve të Liridonit të vogël që e humbi jetën në një pusetë në Viti

Të ngjajshme

Shtyhet gjyqi ndaj Sali Berishës

Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij...

Shumë derbi në 1/8-ën e finales se Kupës së Kosovës

Shorti i Kupës së Kosovës në futboll për edicionin...

“Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës”/ Takohen Osmani dhe Begaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot...

Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në BE

Pasi Komisioni Evropian publikoi raportin e tij vjetor të...

Leorant Kurti nga Ramjani i Vitisë do të varroset sot në ora 18:00, raporton Indeksonline.

Lidhur me rastin ka folur kushërira e parë e djaloshit 12 vjeçar, i cili humbi jetën në një pusetë në fshatin e tij.

Leoranti kishte shkuar për të mbledhë lajthia, por për ta bërë këtë, ai duhej të kalonte nëpër ujë.

Ngjarjen e tregon I.Kurti, familjare e ngushtë e Leorantit.

“Djali një ditë përpara kishte qenë më mbledhë lajthia. Kur është kthyer në shtëpi i ka treguar babës së vet dhe ky i ka bërtit. Ai e dinte që aty ishte rrezik. Leoranti i kishte premtuar se nuk do të shkonte”, thotë zonja Kurti.

Por, premtimi i djalit nuk zgjati shumë. Ai të nesërmen me dy shokë të tij dhe vëllanë e vogël, 10 vjeçar kishin shkuar pranë pusetës, me qëllim që ta kalonin dhe të mblidhnin lajthia. Me ta kishte qenë edhe djali i zonjës Kurti.

Ajo tregon se djelmoshat e kishin marrë një litar në rast nevoje kur të hynin në ujë.

“E kanë thirrë dy kushëri të tij. Ai e kishte marrë edhe vëllanë e vogël, 10 vjet i ka ai. E kan marrë një litar. Kur kanë shkuar te uji, ka hy Leoranti i pari për të parë se sa i thellë është, ndërsa me anë të litarit e kanë mbajtë të tjerët. Por Leoranti ka rrëshqit thellë e më thellë duke u zhytur në ujë. Fëmijët nuk kishin mundur ta mbajnë në litar sepse nuk kanë pasur forcë. Leoranti është shkëput nga litari”, sqaron tutje ajo për Indeksonline.

Kur Leoranti nuk doli nga uji, familjen Kurti e kishte lajmëruar vëllau i vogël. Pas disa orësh kërkime, njësitë relevante e kishin nxjerrë nga uji trupin e djalin 12 vjeçar. Kryetari i fshatit, Xhevat Salluka, dje kishte deklaruar se nuk e di përse ishte hapur ajo pusetë në fshatin e tij. Përreth pusetës nuk ka pasur as ndonjë shenjë paralajmëruese se është rrezik

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz