BallinaLajmeRrëfimi i djaloshit nga Siria që jeton i vetëm në ‘xhungël’ –...

Rrëfimi i djaloshit nga Siria që jeton i vetëm në ‘xhungël’ – pamje që tronditën shumë nga ata që i shikuan (Video)

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Omar është një djalë i cili jeton vetëm në “xhungël”, kampin e refugjatëve në Calais, Francë, pa prindërit dhe kujdestarët të cilët do ta ndihmonin për të tejkaluar një periudhë të vështirë në fëmijërinë e tij.

Ai vizatoi disa nga përvojat e tij dhe vizatimet janë futur në një film të shkurtër të BBC, pamje që tronditën shumë nga ata që i shikuan, transmeton Telegrafi.

Ai vizatoi takimet e para të tija me aeroplanët, duke shtuar se tanimë edhe fëmijët e vegjël nga vendet e prekura nga lufta, dinë të dallojnë llojin e aeroplanëve që fluturojnë mbi shtëpitë e tyre.

“Kam dëgjuar shpërthime përreth meje. Kur binin bombat, askush nuk kishte guximin të shikonte se ku ranë”, ka shtuar më tej djaloshi.

Vogëlushi tha se kurrë nuk do të largohej nga Siria, nëse nuk do të kishte luftë në këtë vend.

Ai ka përshkruar rrugëtimin e tij me anije, takimin me kontrabanduesit, anijembytjen dhe përvojën në vendet e Evropës, përcjell Telegrafi.

“Më dërguan në dhomën e marrjes në pyetje, dhe atje më vodhën. Provova ta fsheh pasaportën time – më pa një polic dhe më goditi. Isha i frikësuar”, ka rrëfyer djaloshi.

Ai ka më shumë se tre muaj që gjendet në këtë kamp duke pritur dikë për ta ndihmuar që të bashkohet përsëri me familjen e tij që ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz