back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaShowBizRrëfime që prekin zemrën në BBV5- Iliri flet për motrën e sëmurë,...

Rrëfime që prekin zemrën në BBV5- Iliri flet për motrën e sëmurë, Stenaldo për nënën “heroine”

Të ngjajshme

- Advertisement -

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 5, emocionet dhe rrëfimet personale kanë prekur fort publikun. Banorët Stenaldo dhe Iliri kanë ndarë histori nga jeta e tyre, duke treguar sakrifica, dhimbje dhe forcë që i kanë shoqëruar ndër vite.

- Advertisement -

Në një diskutim të hapur brenda shtëpisë, Iliri rrëfeu se pas ndarjes nga jeta të dy prindërve, ai është kujdestari ligjor i motrës së tij, e cila vuan nga sëmundje. Ai theksoi se përgjegjësia për të ka qenë dhe mbetet prioriteti i tij kryesor, edhe gjatë pjesëmarrjes në BBV5. Aktualisht, për motrën e tij kujdeset bashkëshortja, e cila ka lënë punën për t’iu përkushtuar plotësisht asaj.

Pjesë nga diskutimi:

liri: Babi më thoshte që “ja, ti u rregullove, kam hallin e çupës”, dhe unë ia fiksova se ishte i sëmurë edhe më thoshte “ti o bir”. Unë dy vjet e laja edhe e kujdesesha për të. I kam thënë babit që unë e kam motër, kur të ikësh ti, unë do e kem bijë. Unë jam kujdestari i motrës edhe tani që jam këtu, e kam hequr gruan nga puna që të kujdeset për të. Është gjëja më e mirë që më ka dhënë Zoti.

Ndërkohë, Stenaldo ndau historinë e tij prekëse, duke treguar se “heroina” e jetës së tij është nëna. Ai rrëfeu se në moshën 6-mujore humbi shikimin për shkak të një infeksioni të rëndë, ndërsa babai i tyre kishte ndërruar jetë, duke e lënë nënën të përballej e vetme me gjithçka.

Stenaldo: Ata që thua ti për nusen tënde, unë e them për mamanë time.

Iliri: Zoti e bekoftë.

Stenaldo: Është heroina ime legjitime mamaja ime, sot edhe gjithmonë. Mamaja ime, lufton çdo betejë që ka udhëhequr, që kemi ardhur deri këtu.

Rrëfime që kanë prekur zemrat e publikut dhe kanë treguar anën më njerëzore të banorëve të BBV5.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz