Rrëfeu për betejën me k*ncerin/ Influencerja ndërron jetë në moshë të re

Ylli i TikTok, Sydney Towle, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare pas një beteje me kancerin. Familja e saj e njoftuan këtë lajm të trishtueshëm në rrjetet sociale.
‘U prehsh në paqe, Sydney Elizabeth Towle. 15 nëntor 1999 – 5 gusht 2026. Një rreze e pashtershme dielli. Bijë, motër dhe mike për shumë njerëz’, shkruhej në foton e saj.
Vëllai i saj, Austin Towle, shkroi në TikTok se ajo ishte motra më e mirë ndonjëherë. Sydney u diagnostikua me kolangiokarcinoma, një formë e rrallë e kancerit të kanalit biliar, në moshën 23 vjeç.
Që atëherë, ajo regjistroi detajet e jetës së saj të përditshme dhe i publikoi ato në rrjetet sociale. Ndërsa sëmundja përparonte, ajo iu nënshtrua disa operacioneve dhe formave të ndryshme të kimioterapisë.

Lexo edheLela dhe Leo konfirmojnë ri-bashkimin përmes videos
Në maj të këtij viti, ajo njoftoi se kishte mësuar se kanceri ishte përhapur në peritoneum, membranën që vesh zgavrën e barkut dhe legenin. Ajo tha se onkologu i saj refuzoi të vazhdonte trajtimin dhe e këshilloi të fillonte kujdesin paliativ, i cili është i destinuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme.
Ajo e refuzoi sugjerimin e tij dhe vazhdoi të trajtohej nga një specialist tjetër. Gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi para vdekjes së saj.














