back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaLajmeRrëfen Ramiz Lladrovci: Një natë para rënies, Fehmiu më tha se forcat...

Rrëfen Ramiz Lladrovci: Një natë para rënies, Fehmiu më tha se forcat serbe vetëm mbi trupin e tij do të mund të kalonin

Të ngjajshme

Ramiz Lladrovci, kandidat për të parin e Drenasit, ka folur për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në përvjetorin e rënies së tyre. Ai ka kujtuar momentet e rënies së tyre.

“Në atë kohë, më 22 shtator 1998, isha në Tiranë me detyrë nga Shtabi i Përgjithshëm. Lajmin e kam marrë nga Azem Syla dhe Kadri Veseli, të cilët më kanë njoftuar fillimisht se ka rënë heroikisht Feha. Por unë e kam ditur që bashkë me Fehën ka rënë edhe Xheva, sepse jeta e Fehmiut dhe Xhevës ka qenë e tillë që njëri pa tjetrin nuk kanë mundur të ecin… Xheva, edhe po të kishte qenë larg 30-40 kilometra, do të vinte derisa të luftonte aty ku u vra Fehmiu, se nuk do ta linte”, ka thënë ai.

Ai ka rrëfyer se një natë para vrasjes së vëllait të tij, Fehmi Lladrovcit, kishte biseduar me të.

“Një natë para vrasjes kemi folur me Fehmin. Na i kishim telefonat satelitorë dhe kemi komunikuar. Më tha: ‘Vëlla, nesër është ofensiva në drejtim të pozicioneve të mia. Fehmi ka dalë në Qiqavicë ose këtu. Dije që forcat serbe vetëm mbi trupin tim mund të kalojnë. Pa u vrarë unë nuk kalojnë forcat serbe’. Dhe ashtu ndodhi. Mëngjesin e nesërm, në pikën Gradina, siç e quajmë ne, dolën mbi 10 mijë forca serbe, të cilat sulmuan tri pikat e UÇK-së që ishin në zonën tonë”, ka treguar ai në dukagjin.

“Njeriu i parë që është vrarë në betejë ka qenë Fatime Hetemi, një vajzë që kishte ardhur nga Mitrovica e Veriut. Ajo është motra e kryetarit aktual, Lulzim Hetemi. Kishte ardhur si e re për t’u kyçur në UÇK. Fillimisht nuk e kishin pranuar, por pastaj e kishte takuar Shaban Shala, i cili e kishte dërguar te Fehmiu e Xheva. Fehmiu dhe Xheva nuk kishin fëmijë, por e kishin marrë Fatimen si fëmijën e tyre. Ajo ishte personi i parë që u vra”.

”Pas saj u vra Shefqet Zeka, një student nga Prishtina, i cili ishte inkuadruar në UÇK vetëm 3-4 ditë para se të binte në fshatin tonë. Ai ishte te Feha dhe u vra në një pikë që e quajmë ‘te trafa e Feronikelit’, që ndodhet në territor ndërmjet fshatit tonë dhe Çikatovës, nga një minahedhës që e goditi”, ka rrëfyer ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz