back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaBotëRrëfehet nëna siriane: Trump i sëmurë mendërisht, ne nuk frikësohemi

Rrëfehet nëna siriane: Trump i sëmurë mendërisht, ne nuk frikësohemi

Të ngjajshme

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...

Macron: Franca do të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të re

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar planet për të...

Ulutas takon Presidentin e Sllovakisë: Folën për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutas,...

Njësia MSU e KFOR-it zhvillon ushtrime të Betejës së Afërt në Prishtinë

Ushtarët nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e misionit...
- Advertisement -

Amira Jaber, një nënë 46-vjeçare nga provinca Homs në Siri, ka rrëfyer për The Guardian, natën e mbrëmshme ku vendi ku ajo banon ka qenë cak i sulmeve ajrore nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca.

Ajo ka thënë se në Siri kishën përcjell deklarimet publike të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assadi si dhe liderëve të tjerë botëror.

Jaber tregon se ajo së bashku me familjen e saj dhe banorët e tjerë në Homas ishin duke fjetur të qetë, kur zhurma dhe tinguj të ndryshëm ishin shkaktuar nga shpërthimet.

“Ishim duke fjetur të qetë në mesnatë dhe pastaj ishim të befasuar nga tingujt e tmerrshëm të shpërthimeve. Qëllimi ishte qendra e kërkimit në Homs. Ishte diçka shumë e tmerrshme sidomos për fëmijët”, rrëfen ajo.

46-vjeçarja e quan presidentit e SHBA-ve të sëmurë mendërisht teksa shprehet e bindur se vendi i saj do të triumfojë, përderisa president ta kenë, Bashar Al-Assadin. Ajo tregon se kishte dy djem, ku njëri iu vra teksa po luftonte në Siri, ndërsa tjetri vazhdon të punojë si polic.

“Trump është sëmurë mendërisht dhe ai nuk do të na frikësojë me raketat e tij. Unë kam dy djem, një prej tyre u vra ndërkohë që po luftonte me ushtrinë siriane për të çliruar Sirinë nga kriminelët dhe terroristët. Djali im tjetër është një polic, ai është ende duke bërë punën e tij për të shërbyer vendin e tij. Ne do të fitojmë për sa kohë që presidenti ynë është Bashar Al-Assad”.

“Kam humbur djalin dhe unë jam i gatshëm të vdes për Sirinë dhe presidentin Bashar. Trump është një lypës dhe ai dëshiron të marrë më shumë para nga Gjiri për të sulmuar Sirinë”, ka thënë nëna, 46-vjeçare.

Ajo thotë se nuk brengosët për situatën në Siri, teksa thotë se banorët e Sirisë duhet të festojnë dhe jo të brengosën, shkruan Insajderi.

“Ai mund të bëjë gjithçka që ai dëshiron të bëjë. Në fakt, ne do të festojmë dhe jo të brengosemi. Trump po përpiqet të mbulojë dështimin e tij në provimin se ushtria siriane përdorte armë kimike kundër Doumës. Të gjitha këto akuza u përdorën si pretekst për të nisur këtë agresion kriminal ndaj Sirisë”, ka deklaruar ajo për gazetarin e The Guardian, Mona Mahmood, që gjendet atje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz